Çiljeta Xhilaga, një nga këngëtaret të njohura dhe më të dashura në Shqipëri feston sot ditëlindjen. Por në këtë ditë ajo ka dy arsye për të festuar pasi edhe djali i saj, Fernando ka lindur në të njëjtën datë.
Çiljeta sot feston ditëlindjen e 40, ndërsa djali i saj mbush 12 vjeç.
Ajo ka postuar disa fotografi në llogarinë e saj në Instagram, krah djalit, me shumë buqeta me lule para tyre.
"Ne të dy shpirtra binjakë. Gëzuar ditëlindjen për ne", ka shkruar ajo.
View this post on Instagram
Këngëtarja, e cila prej kohësh ishte tërhequr nga skena dhe ekranet, u rikthye fuqishëm në vëmendje me pjesëmarrjen e saj në “Ferma VIP”. Çiljeta, e njohur për bukurinë dhe sensualitetin e saj, ka arritur gjithmonë të fitojë simpati të madhe nga publiku.







