MAGAZINË /

FOTO Lajm/ Në Kosovë “votojnë” Rey Manajn për kryetar komune

Në një prej fletëve të votimit në komunën e Rahovecit, një qytetar ka zgjedhur të “votojë” në mënyrë simbolike sulmuesin e kombëtares shqiptare, Rey Manajn — autorin e golit të fitores.

Shkruar nga Versus

FOTO Lajm/ Në Kosovë “votojnë” Rey Manajn për

Në Kosovë këtë të diel po zhvillohen zgjedhjet lokale për zgjedhjen e 38 kryetarëve të rinj të komunave. Megjithatë, atmosfera elektorale është ndikuar edhe nga fitorja e Shqipërisë ndaj Serbisë me rezultatin 0-1.

Në një prej fletëve të votimit në komunën e Rahovecit, një qytetar ka zgjedhur të “votojë” në mënyrë simbolike sulmuesin e kombëtares shqiptare, Rey Manajn — autorin e golit të fitores.

Ai ka hequr “vizën” të gjithë kandidatëve zyrtarë dhe ka shtuar emrin e futbollistit, duke e shndërruar fletën e votimit në një mesazh sportiv e patriotik që po bën xhiron e rrjeteve sociale.

FOTO Lajm/ Në Kosovë “votojnë” Rey Manajn për

 

Tags:

rey manaj

Poll