Ish-banorja e Big Brother 3 Roza Lati po shijon pushimet pas mbarimit të programit.
Këtë e ka treguar vetë moderatorja përmes postime të shumta në llogarinë e saj në Instagram.
Ndërsa një ditë më parë Roza ka ndarë një një videon për ndjekësit e saj ku tregon se është djegur pasi ka qëndruar shumë në diell dhe është lyer me vaj.
“Rri serioze dhe i them mamit ‘mamo b**a ime është përvëlim’. Jam djegur, i kam ndenjur diellit lyer me vaj, sikur nuk ka të nesërme. Edhe komenti i mamit ‘e ça pastaj, do digesh që çke me atë punë’”, dëgjohet të thotë në videon në fjalë.
Ndërkohë postimin e ka shoqëruar me fjalët:
“Jam djegur. Sinqerisht.
Prapanica ime është në zjarr
Shpina ime është në zjarr
Keç puna, shumë keç!”.







