Franca mori një biletë në gjysmëfinale pasi eliminoi Portugalinë nga penalltitë. Koha e rregullt dhe shtesa përfunduan me rrjeta të paprekura. Në pjesën e parë, u pa një lojë e vakët ndërsa goditjen e vetme drejt portës e bëri Theo Hernandez, por pa saktësi.
Në fraksionin e dytë, luzitanët u zgjuan duke rritur presionin në fushë. Bruno Fernandes dhe Vitinha kishin dy raste të pastra para portës por gardiani Maignan ishte heroi i skuadrës duke mbajtur rrjetën e paprekur.
As shtesa nuk caktoi një fitues në Hamburg dhe gjithçka u zgjidh nga godithjet e 11 metërshit. Aty Gjelat ishin më të saktë duke fituar 5-4. I vetmi që e humbi penalltinë nga luzitanët ishte Joao Felix.
Franca tashmë do të përballet me Spanjën në gjysmëfinale, e cila arriti të eliminonte më herët Gjermaninë në minutat e fundit të kohës shtesë.







