MAGAZINË /

Frikë dhe panik/ Tifozi rrëzohet nga Tribuna, ndërpritet ndeshja në stadiumin e Rrogozhinës

Stafi mjekësor ndërhyri menjëherë për të dhënë ndihmën e parë, ndërsa autoambulanca e dërgoi tifozin drejt spitalit për trajtim të specializuar. Sipas raportimeve të para, gjendja e tij është e stabilizuar.

Shkruar nga Versus

Frikë dhe panik/ Tifozi rrëzohet nga Tribuna, ndërpritet ndeshja

Momente shqetësuese në sfidën Egnatia – AF Elbasani.

Ndeshja u ndërpre në minutën e 78-të, pasi një tifoz vendas humbi ekuilibrin dhe ra nga tribuna. Futbollistët reaguan menjëherë, duke ndaluar lojën dhe njoftuar gjyqtarin për situatën.

Stafi mjekësor ndërhyri menjëherë për të dhënë ndihmën e parë, ndërsa autoambulanca e dërgoi tifozin drejt spitalit për trajtim të specializuar. Sipas raportimeve të para, gjendja e tij është e stabilizuar.

Lojtarët e Egnatias refuzuan të vazhdonin ndeshjen pa marrë lajme për gjendjen shëndetësore të tifozit. Pas mbërritjes së një tjetër ambulance në stadium, loja rifilloi. /Versus.al/

Tags:

ndeshje

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: