MAGAZINË /

G Bani nuk është përjashtuar ende nga Big Brother? Jul Deda ngre dyshime (mund të ndodh si me rastin e Eglës)

Përmes një zarfi të zi, u bë e ditur se Bani përjashtohet nga gara duke mos u takuar me asnjë prej banorëve, por u largua nga dhoma e rrëfimit.

Shkruar nga Versus
G Bani nuk është përjashtuar ende nga Big Brother? Jul Deda ngre
Foto montazh: G Bani, Jul Deda, Egla Ceno

Reperi G-Bani u përjashtua nga shtëpia e Big Brother VIP Albania ditën e djeshme (9 shkurt) pasi goditi me shpullë Gjestin.

Përmes një zarfi të zi, u bë e ditur se Bani përjashtohet nga gara duke mos u takuar me asnjë prej banorëve, por u largua nga dhoma e rrëfimit.

Më pas ai dha një intervistë të shkurtër për “Fan Club” pak minuta pas përjashtimit, duke treguar mes të tjerash se ai është dhunuar i pari nga Gjesti, i cili e preku me gisht në fytyrë dhe ajo që tërhoqi vëmëndjen ishte se sapo doli nga shtëpia e BBV reperi mbylli Instagramin. 

Mirëpo përmes një postimi të fundit, aktori Jul Deda ka ngritur dyshime se G-Bani mund të mos jetë përjashtuar (ende) nga gara e Big Brother Vip.

Gbani ska dal në asnjë postim mendon se është izolu dhe do kthehet prap?” e pyet një ndjekës Julin, ndërsa aktori i qëndron të njëjtit mendim. “As unë nuk e kam pa. Ça nuk ndodh“.

Dyshimet për një rikthim të mundshëm të Banit i forcon edhe mbyllja e llogarisë zyrtare që posedon në Instagram, dhe mungesa e daljeve publike.

Kujtojmë se sezonin e kaluar, një situatë e ngjashme ndodhi me Egla Cenon. Edhe pse ajo u përjashtua nga spektakli, më pas u zbulua se në fakt ajo ka qenë e izoluar në një tjetër dhomë — duke u rikthyer më pas sërish në garë.

Tags:

bbva

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: