MAGAZINË /

Gjeorgjia shkruan historinë, Turqia kualifikohet duke mposhtur Çekinë

Shkruar nga Versus

Gjeorgjia shkruan historinë, Turqia kualifikohet duke mposhtur

Gjeorgjia ka bërë surprizën më të madhe të këtij Europiani.

Skuadra që erdhi nga play-off i Ligës C në Ligën e Kombeve siguroi një fitore historike ndaj Portugalisë 2-0, duke u kualifikuar në turin tjetër në fazën me eliminim direkt të turneut.

Ekipi gjeorgjian kaloi shpejt në avantazh me Kvaratskhelian, që në minutën e dytë të sfidës, dhe pastaj u mbrojt me rregull, duke thumbuar me kundërsulme. Nga një aksion i tillë i shpejtë erdhi penalltia me të cilën Mikautadze dyfishoi shifrat.

Ndërkohë, Turqia mposhti Çekinë mbrëmjen e sotme me rezultatin 2-1, në një përballje emocionuese që i siguroi kualifikimin skuadrës së Vincenzo Montella dhe dërgoi në shtëpi çekët.

Barak la Republikën Çeke me 10 lojtarë në minutën e 20, teksa pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura. Në minutën e 51 ishte Çalhanoglu që zhbllokoi sfidën, ndërkohë që çekët nuk u dorëzuan duke vendosur baraspeshën e përkohshme me Soucek.

Për të “vulosur” kualifikimin e turqve mendoi Tosun në minutën e 94. Në përfundim të duelit pati edhe përplasje mes lojtarëve, të cilët u tradhtuan nga nervat. 

 

Poll