MAGAZINË /

Gjesti e largoi nga "reality show" Anisa bën reagimin e papritur për hyrjen e tij në ‘BBVA’

Anisa, një prej ish banore të "Big Brother VIP Kosova”, e cila u largua nga loja pasi Gjesti e dërgoi në nominim, ka bërë një reagim në rrjetet sociale për hyrjen e konkurrentit në "Big Brother Vip Albania"

Shkruar nga Versus

Gjesti e largoi nga "reality show"  Anisa bën reagimin e papritur

Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Anisa, ka reaguar për vendimin e Gjestit për t’u bërë pjesë e “Big Brother VIP Albania 4”. Përmes një postimi në Instagram Story, Anisa ka sqaruar se nuk ka asgjë personale me Gjestin, pavarësisht dinamikave mes tyre në BBVK, ku ata kishin raporte të tensionuara.

“Atëherë brenda ka qenë një lojë dhe nuk ka qenë asgjë personale me mua. Me hi me i ndëgju intervistat, unë asnjëherë s’kam fol keq për Gjestin. Këtij hallall i qoftë për vendimin që e ka marrë dhe duhet me falenderu Leon që e ka largu prej ni vendi që po shihen senet ma.”

Në përfundim të deklaratës së saj, Anisa i uron sukses Gjestit në rrugëtimin e tij të ri: “Shpresoj t’paktën ta fitojë anej. Go Gjesti!”

Kujtojmë se Anisa dhe Gjesti kishin një moment kritik në BBVK, kur ky i fundit e futi atë në një nominim të drejtpërdrejtë, që çoi në eliminimin e saj nga loja. Reagimi i saj aktual tregon se paska ndryshuar mendim nga çdo deklaratë që ka thënë për Gjestin.

Gjesti e largoi nga "reality show"  Anisa bën reagimin e papritur

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: