Teksa kanë mbetur vetëm pak ditë nga finalja e madhe e “Big Brother VIP Albania 4", bisedat reflektuese dhe momentet e sinqerta mes banorëve po shtohen çdo ditë e më shumë.
Në një bisedë të qetë mes Loredanës dhe Gjestit, banotja e pyeti se cilët nga ish- banorët do kishte dashur të ishin ende në shtëpi, për të shkuar deri në fund të lojës.
Gjesti u përgjigj pa hezitim "Shkëlzenin dhe G-Banin. Këta të dy... sipas zemrës që e kanë, ndjej se janë njerëz të mirë. Shkëlzeni është një djalë me shpirt të pastër, dhe me G-Banin kemi pasur shumë debate, por edhe shumë momente të bukura."
Loredana u tregua dakord me zgjedhjen e tij, duke shtuar:
"Të dy djem të shkëlqyer."








