Një situatë e tensionuar ka ndodhur gjatë festimit të dasmës simbolike të Jozit dhe Loredanës në shtëpinë e “Big Brother Vip”.
Gjesti, këngëtari i njohur, u detyrua të largohej me urgjencë për në spital pasi pësoi një problem me syrin si pasojë e alkoolit që Gerta Gixhari i hodhi në fytyrë.
Ngjarja ndodhi kur Gerta, në një moment tensioni, i hodhi një gotë me alkool direkt në fytyrën e Gjestit. Si pasojë, ai u largua përkohësisht nga shtëpia për të marrë trajtim mjekësor dhe për të kontrolluar gjendjen e shëndetit.
Kjo ngjarje ka prekur thellësisht Rozanën, e cila është e njohur për miqësinë e ngushtë që ndan me Gjestin.
Ajo ka shprehur shqetësim dhe trishtim për situatën, duke theksuar se incidenti ka lënë një atmosferë të rëndë në shtëpi.
“Asnjeriu si ka bërë gjë i shkreti, vetëm ka qesh. Çdo gjë e ka kaluar me humor. Palaçot të gjithë palaçot. Nga i pari te i fundit të gjithë jeni palaço. Nuk kam për t’ia falur njeriu”, tha Rozana duke qarë./Versus.al








