
Moderatoret e njohura shqiptare, Arbana Osmani dhe Xhemi Shehu, kanë ndarë me ndjekësit e tyre në Instagram një moment të relaksuar nga pushimet luksoze në ishullin grek të Mykonosit.
Në një fotografi të publikuar së fundmi nga Arbana, dyshja shfaqet duke buzëqeshur dhe duke shijuar rrezet e diellit pranë një pishine me pamje mahnitëse nga deti.
Veshur me bikini elegante – Arbana në të zeza me detaje të thurura dhe Xhemi në bikini me print animalier dhe një kapele kashte – të dyja kanë treguar linjat e tonifikuara trupore dhe një stil të rafinuar veror. Versus.al







