Reperi Fero ka habitur së fundmi me deklaratën e tij kur ai u pyet nëse e ka dhunuar ish bashkëshorten e tij Arbenita Ismajlin.
Ai është shprehur se nuk e ka dhunuar asnjëherë por vetëm kur ajo e ka kërkuar vetë, duke u shprehur se kur ishin të dashuruar teksa kanë qenë duke parë filmin “50 shades of Gray”, Arbenita i ka kërkuar të sillet si aktori kryesor.
'Gjatë vitit 2023 në korrik, kthehem unë në shtëpi. Po të tregoj historinë se pse kam qenë unë në burg. Se edhe në burg kam qenë padrejtësisht. Unë e kam nuhatur se kohët e fundit ajo u mundonte me më inçizuar, tinëz dhe u mundonte me nxjerr fakte. E mësonin motrat e veta, për të më marr vajzën. Gjithçka ishte e planifikuar prej saj. Mi bëri disa pyetje. Po, që na ka ndodhur njëherë me nënën e vajzës, ku unë kam ushtruar një lloj dhune ndaj saj. Ka qenë kur kemi qenë në dashuri dhe kemi qenë duke parë filmin “50 shades of Gray”. E kemi pare filmin dhe ajo donte të veproja unë si aktori. Ka ndodh një marrëdhënie dhe kur ndodhi ajo ka fotografuar veten. Ato foto i ka ruajtur.
Ajo e ka lyp. A je duke më kuptuar? E ka fotografuar veten dhe unë mendova se ka qejf të shikoj veten në atë mënyrë. Gjithsesi, në ditën kritike, unë pasha Allahun, e bëj Allahun be, nuk kam ushtruar dhunë ndaj saj. është shprehur Fero për emisionin 'Glamour Zone.'
Për të gjithë ata që nuk e kanë parë filmin “50 shades of Gray”, filmi është i bazuar në romanet e EL James dhe ka lënë la gjurmë të madhe në kinematografinë botërore.
Filmi i publikuar për herë të parë në vitin 2015, tregon historinë e marrëdhënies pasionante mes një vajze të virgjër të sapo diplomuar dhe një manjati të ri.
Dashuria, drama dhe marrëdhënia e tyre sadomazokiste janë në qendër të historisë./ Versus.al