MAGAZINË /

Horror në turneun e fëmijëve në Francë: 9-vjeçari rrihet brutalisht në fushë nga kundërshtarët

Turneu i futbollit për fëmijë u kthye në skena dhune tronditëse, i mituri përfundon në spital pas sulmit nga pesë lojtarë

Shkruar nga Versus

Horror në turneun e fëmijëve në Francë:

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur gjatë një turneu futbolli për fëmijë në Francë, ku një djalë 9-vjeçar përfundoi në spital pasi u dhunua brutalisht nga kundërshtarët e tij në fushë.

Incidenti ndodhi gjatë turneut për grupmoshat U10 dhe U11 në Vendée-les-Vieilles, në Pas-de-Calais. Sipas mediave franceze, gjithçka nisi pas tensioneve mes lojtarëve në fund të ndeshjes.

Presidenti i klubit Ossy-les-Mines, Julien Bory, deklaroi se pas fishkëllimës përfundimtare, një lojtar kundërshtar shtyu të miturin Mateo, i cili reagoi duke e shtyrë mbrapsht. Më pas, sipas tij, një tjetër lojtar e rrëzoi në tokë dhe pesë fëmijë të tjerë nisën ta godisnin me shqelma në kokë dhe në gjoks.

9-vjeçari u transportua me urgjencë në spitalin e Lens, ndërsa ekipet e tjera të turneut formuan një korridor nderi gjatë largimit të tij nga fusha. Fatmirësisht, pas ndihmës mjekësore, ai doli pa pasoja serioze për jetën.

Klubi i tij ka paralajmëruar kallëzim zyrtar në Ligën Hauts-de-France dhe nuk ka ndërmend ta lërë pa pasoja incidentin, ndërsa familja e të miturit pritet të mbështetet edhe në rrugë ligjore.

“Është hera e parë që shohim diçka të tillë tek fëmijë kaq të vegjël”, u shpreh presidenti i klubit, duke ngritur shqetësimin për rritjen e dhunës në futbollin e moshave.

 

 

 

 

 

 

 

Poll