Duket se zemra e Bes Kallaku ka gjetur sërish qetësinë. Aktori i njohur i humorit po jeton një histori të re dashurie me Ejonën, një vajzë larg botës së famës, me të cilën tashmë lidhja duket më serioze se kurrë.
Pas muajsh aludimesh dhe thashethemesh në mediat rozë, vetë Besi ka vendosur të mos fshihet më. Në rrjetet sociale ai ka ndarë momente romantike krah partneres së re, ndërsa një dedikim i tij ka bërë xhiron e internetit.
View this post on Instagram
“Ti më riktheve Besin dhe ma zbukurove jetën”, shkruan aktori në një prej postimeve që ndezi menjëherë reagimet online.
Çifti është parë së fundmi edhe në një festë familjare, një detaj që për shumë ndjekës u interpretua si “zyrtarizimi” i lidhjes. Burime pranë tyre bëjnë me dije se dyshja tashmë jeton së bashku dhe madje ka nisur të mendojë edhe për martesën.
Por ndryshe nga historia e tij e shumëpërfolur me Xhensilën, këtë herë Besi duket se po zgjedh një tjetër qasje. Ceremonia pritet të jetë krejt private, larg kamerave, mediave dhe vëmendjes së madhe publike.
View this post on Instagram
Në ndryshim nga dasma madhështore me Xhensilën, që u kthye në një event të komentuar për javë të tëra, aktori dëshiron që këtë kapitull të ri ta jetojë në qetësi, vetëm pranë njerëzve më të afërt.
Prej kohësh, mediat rozë kishin raportuar se Besi kishte rigjetur dashurinë pas ndarjes nga Xhensila Myrtezaj. Madje, një tatuazh me emrin “Ejona” në trupin e aktorit u konsiderua nga fansat si konfirmimi i parë i romancës së re.
Divorci mes Bes Kallakut dhe Xhensilës ishte një nga ndarjet më të komentuara të showbiz-it shqiptar gjatë vitit 2024. Çifti, që për vite konsiderohej simbol i dashurisë perfekte dhe janë prindër të dy fëmijëve, konfirmuan fundin e martesës pas një periudhe të gjatë spekulimesh.
Tashmë duket se aktori ka zgjedhur të ecë përpara dhe këtë herë larg vajzave të famshme. Sipas njerëzve pranë tij, partnerja e re nuk ka lidhje me botën e ekranit dhe preferon të qëndrojë larg vëmendjes publike.

Kurioziteti për identitetin e saj është rritur edhe më shumë pasi Besi publikoi një foto romantike ku vajza shfaqej vetëm nga pas, pa zbuluar portretin.
Ndërkohë, gazetari Elton Tozaj, gjatë një interviste për “Klan Kosova”, ka treguar se e njeh partneren e re të aktorit dhe e ka përshkruar si “një vajzë shumë të thjeshtë dhe shumë të këndshme”.
Por detaji që ka ndezur rrjetin ishte një tjetër: sipas Tozajt, Ejona ka një ngjashmëri të dukshme me Xhensilën, jo vetëm në tiparet fizike, por edhe në paraqitjen e përgjithshme.
Mesa duket, pas gjithë zhurmës mediatike që shoqëroi divorcin e tij, Besi ka zgjedhur këtë herë një dashuri të qetë, diskrete dhe larg syrit të publikut.

