MAGAZINË /

Humbi gjyqin me Saimir Kodrën, Egla Ceno: Nuk ndalem, deri në Strasburg do ta çoi çështjen

Gjatë intervistës, Ceno u ndal edhe te debati i krijuar me Ermal Mamajin në “Goca dhe Gra”, si dhe te procesi gjyqësor me Samir Kodrën. Ajo u shpreh e vendosur se do të ndjekë çështjen deri në fund, madje edhe në Strasburg nëse do të jetë e nevojshme.

Shkruar nga Versus
Humbi gjyqin me Saimir Kodrën, Egla Ceno: Nuk ndalem, deri në
Foto montazh: Egla Ceno dhe Samir Kodra

Aktorja e njohur Egla Ceno ishte së fundmi e ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, ku foli për karrierën e saj, projektet e ardhshme dhe gjendjen shëndetësore të nënës.

Gjatë intervistës, Ceno u ndal edhe te debati i krijuar me Ermal Mamajin në “Goca dhe Gra”, si dhe te procesi gjyqësor me Samir Kodrën.

Ajo u shpreh e vendosur se do të ndjekë çështjen deri në fund, madje edhe në Strasburg nëse do të jetë e nevojshme.

“Unë jam unë, nuk ndalem në këtë histori, deri në hënë, kam thënë unë. Deri në Strasburg nëse Shqipëria do japë vëmendjen që meriton çështja, unë kam besim gjithsesi të drejtësia shqiptare,. Kush është i interesuar, të mos bëhet merak se i kam lekët për ankimim. Nuk është puna me më fale dhe të fala”, u shpreh Ceno.

Sa i përket debatit me Ermal Mamajin, Ceno theksoi se nuk ka asgjë personale me askënd: “S’kam asgjë personale as me njërin dhe as me tjetrin”.

Tags:

egla ceno

Poll