MAGAZINË /

I bleu “Lamborghini” djalit të pa lindur, komentuesit 'kryqëzojnë' Dafina Zeqirin! Partneri  i del në mbrotje

Shkruar nga Versus

I bleu “Lamborghini” djalit të pa lindur, komentuesit

Dafina Zeqiri, një prej artisteve më avangardë në industrinë e muzikës, duket se po kujdeset deri në detajet e fundit për pritjen e saj të ëmbël.

Në faqen e saj në Instagram, Dafina ndau me ndjekësit karrocën për fëmijë Lamborghini Revuelto Arancio, e cila është një edicion i limituar në të gjithë botën, me vetëm 500 copë të këtij lloji dhe kushton gati 5 mijë euro.

I bleu “Lamborghini” djalit të pa lindur, komentuesit

Por karroca ka marrë vëmëndjen e të gjithëve duke  e kritikuar këngëtaren se dhe nëse ke lekë nuk do të thotë të bësh shpenzime të tepërta.

I bleu “Lamborghini” djalit të pa lindur, komentuesit

 “Karrocë për fëmijë lambo është e tepruar si pas meje nuk do të thotë që ke para e që duhet t’i shpenzosh të gjitha, nuk ka kuptim se fëmijë është”, ka shkruar një nga komentuesit.

Një tjetër komentues tha: “Mendjemadhësia ndonjëherë është shumë e keqe kur e tregon se kush je. Unë mendoj se është e tepruar një karrocë fëmijësh kaq të shtrenjtë ku ndërkohë ka familje që nuk kanë fare”.

Por këtyre komenenteve kritike i është përgjigjur flakë për flakë bashkëshorti i Dafinës,Kreshnik Gjergji.

“Krejt ju që po e luani ekspertin nuk bën ashtu nuk bën kështu, ejani ju adoptoj për nga një Golf 2 të kuq”, i është përgjigjur Gjergji.

Kreshniku shtoi: “Tash ata që nuk kanë a mos me pas krejt a si ke dëshirë? Ata që nuk kanë, nuk ua kemi marrë ne. Ne me lekë tonat po jetojmë. Mos u merakosni ju hiç kush ka e kush nuk ka, ne ndihmat nuk i publikojmë”./Versus.al

I bleu “Lamborghini” djalit të pa lindur, komentuesit

 

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: