MAGAZINË /

I doli emri për të qenë trajner i Messit, Sylvinho zbulon planet për të ardhmen

Shkruar nga Versus

I doli emri për të qenë trajner i Messit, Sylvinho zbulon planet

Media spanjolle “Mundo Deportivo” ditë më parë e lidhi emrin e trajnerit të Kombëtares, Sylvinho Mendes me një kalim në SHBA aty ku Inter Miami i David Beckham dhe Lionel Messit po kërkojnë për një trajner të ri.

Pavarësisht vlerësimit, braziliani pas humbjes 1-2 përballë Ukrainës u pyet edhe për të ardhmen dhe theksoi se nuk ka asnjë dyshim se do të jetë pjesë e Kombëtares Shqiptare për kualifikueset e botërorit 2026 me planin që të provojë të bëjë histori me kuqezinjtë dhe të kualifikohen për herë të parë në një botëror.

"Nuk ndryshon asgjë. Kemi bërë kualifikuese të mira, ndërkohë tani një vit më vonë, kemi bërë keq. Duhet të përmirësohemi, kemi vend për t'u rritur dhe me objektivin për Botërorin, që do të ishte çmenduri. Nuk kam asnjë dyshim që do të vazhdoj. Më vjen keq për rezultatin e fundit, por nuk mund ta hedhim poshtë të gjithën. Për t'u përmirësuar, po", tha trajneri. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: