David Dano, 27 vjeçari i cili së fundmi u vu në qendër të vëmendjes për shkak të hyrjes me forcë në mbledhjen e këshillit bashkiak të Vlorës pëër të kërkuar të drejtën e tij mbi banesën e shembur, ka shkaktuar sërish polemika pas një videoje të publikuar me ish-banoren e Big Brother VIP, Loredana Bratin të cilën e puth në faqe.
Pas kësaj videoje ka reaguar edhe vetë Loredana e cila ka sqaruar se takimi me Davidin ka qenë krejt rastësor dhe se nuk ka ndonjë raport miqësor apo më shumë me të. Madje edhe të riut i ka kërkuar t’i jepte detajet siç duhet duke shtuar se puthja e kishte bërë të ndihej në siklet.
“Isha e ftuar në një event në Vlorë më 14 gusht, ku ndodheshin edhe emra të tjerë si Laerti, Rizarta e Françeska Murati. Ishim në varkë dhe Davidi erdhi në momentin kur po zbrisnim, vetëm për disa minuta. Kishte edhe fansa të tjerë që kërkonin foto. Ai erdhi si fans për një përshëndetje dhe një video, madje i dridhej dora nga emocionet. Për të qenë njerëzore, pranova. Krejt papritur erdhi ajo puthje që më vuri në siklet. David, jepi detajet tamam se s’ka ndonjë gjë bobe…”- ka treguar Loredana. Versus.al







