MAGAZINË /

"I presim shqiptarët në Beograd për tu treguar..." Ja ç'deklaroi futbollisti që u qëllua me shishe në kokë në Air Albania

"E prisnim që kundër Shqipërisë të ishte një ndeshje me shumë luftë.” tha mesfushori Nemanja Maksimović

Shkruar nga Versus

"I presim shqiptarët në Beograd për tu treguar..." Ja

Futbollisti i Kombëtares së Serbisë, Strahinja Eraković, përjetoi një moment aspak të këndshëm gjatë pjesës së dytë të ndeshjes ndaj Shqipërisë në Tiranë, kur një objekt i hedhur nga tribuna e goditi në kokë.

Pas përfundimit të takimit, i cili përfundoi me rezultat të barabartë 0-0, Eraković deklaroi se ishte i zhgënjyer nga rezultati:

Nuk jam i kënaqur me barazimin. Patëm shanset tona. Bëmë një punë të mirë në mbrojtje. Sinqerisht shpresoja që Petrovic do ta ndalte penalltinë. Nuk kam ndier ndonjë tension përpara ndeshjes.”

Duke iu referuar momentit kur u godit nga tribuna, ai shtoi:

“Më goditi diçka në kokë, dhe nuk dua të duket sikur po e teproj. Është punë e tyre. Shpresoj që t’i presim më mirë në Beograd. Po presim t’u tregojmë se kush është më i mirë.”

Ndërkohë, edhe mesfushori Nemanja Maksimović komentoi atmosferën dhe ecurinë e lojës:

“Ishte një ambient i vështirë, e dinim çfarë na priste jashtë fushës. Dhamë maksimumin dhe synuam fitoren. Kjo periudhë e qershorit nuk na përshtatet.”

Ai vlerësoi se skuadra pati nevojë për më shumë qetësi në momente kyçe dhe shtoi:

“Duhej të ishim më të qetë. Nuk është e lehtë të luash në një atmosferë të tillë. Më e rëndësishmja është t’u dëshmojmë në Beograd se jemi më të mirë. Ndaj Andorrës duhet të shënojmë herët dhe ta hapim lojën. Ato tri pikë do të jenë shumë të rëndësishme për synimin tonë: Botërorin. Do të ecim hap pas hapi. E prisnim që kundër Shqipërisë të ishte një ndeshje me shumë luftë.”

Poll