Ikona e muzikës shqiptare, Parashqevi Simaku e cila së fundmi trishtoi kombin për shkak se kishte përfunduar si e pastrehë, tashmë po qëndron në një prej hoteleve më të shtrenjta të Nju Jorkut.
Biznesmeni Elton Ilirjani i cili është vetëofruar për të ndihmuar këngëtaren e mirënjohur, ka publikuar disa video të darkës së mbrëmshme me Parashqevi Simakun ku kjo e fundit shfaqet duke kënduar.
Por jo vetëm kaq, Ilirjani ka publikuar gjithashtu një video ku ulet në gjunjë para divës së muzikës shqiptare, idhullin e mamasë së tij dhe të shumë shqiptarëve.
Mësohet se aktualisht gjendja e Simakut është e mirë pasi më herët flinte në stacion treni, nuk kishte një vend ku të strehohej, kjo sipas dëshmive të Elton Ilirjanit dhe një gruaje shqiptare e cila e takoi këngëtaren nga Kavaja. Versus.al







