MAGAZINË /

Ish-futbollisti i njohur ‘godet’ futbollistin shqiptar: S’ka kualitet të luajë te Juventusi

Shkruar nga Versus

Ish-futbollisti i njohur ‘godet’ futbollistin shqiptar: S’ka

Ish-futbollisti i famshëm italian Paolo Di Canio, nga studiot e “Sky Sport”, ka komentuar përforcimet e Juventusit, veçanërisht për ardhjen e Lois Openda dhe futbollistit kosovar, Edon Zhegrova.

Ai sugjeroi se të dy lojtarët nuk janë në nivel të lartë, transmeton “Gazeta Express”.

“Si mund të thuash që Juventus ka një sulm të mirë me Openda dhe Zhegrova? Kuptoj që në Itali ka pak zgjedhje, dhe kur vjen diçka e vogël, e bëjmë të duket diçka e madhe”, deklaroi Di Canio.

“Openda është një lojtar që luante si freestyle te Leipzig, ai nuk ishte një sulmues qendre i vërtetë, por një anësor që bënte çfarë donte. Atje mund të lëvizte lirshëm sepse janë lojtarë që dinë të shfrytëzojnë hapësirat, së bashku me Sesko. Dhe nëse mbaron kampionatin në vend të katërt, të pestë ose të gjashtë, askush nuk të thotë asgjë. Por kur vjen te Juventus, duhet të kesh një rol të qartë, të bëhesh një pikë referimi për skuadrën. Dhe Openda nuk është kjo, as nga aspekti i lojës, as nga numrat, ai nuk ka pasur kurrë statistika të mëdha goli,” shtoi italiani.

“E njëjta gjë vlen edhe për Zhegrovën: ai ka cilësi, ka një këmbë të majtë të bukur, është një lojtar i këndshëm për t’u parë dhe e vlerësojmë sepse nuk kemi shumë të tillë. Por kur shohim Orsolinin ose Politanon, na duket sikur po shohim Robbenin,” përfundoi ish-lojtari i famshëm.

Edon Zhegrova ka luajtur vetëm 39 minuta me Juventusin që nga transferimi te “Zonja e Vjetër”.

Zhegrova u transferua në Itali nga Lille i Francës për një shumë që pothuajse kapte shifrën prej 20 milionë eurove

Poll