
Marius Dervishi, i njohur ndryshe si Zebervoki, ka shprehur për herë të parë reagimin e tij pas largimit nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4 gjatë mbrëmjes së djeshme.
Ai është banori i parë që largohet nga BBV në këtë sezon të katërt.
“Hej miq, shumë faleminderit nga zemra për çdo suport që keni bërë gjatë qëndrimit tim në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4, ju jam shumë mirënjohës, falenderues juve Top Channel për mundësinë që më dha për eksperiencën e mrekullueshme që kalova në atë shtëpi. Kaq po them për momentin se humb kurioziteti i lojës pastaj. Për më shumë shihemi dhe dëgjohemi.“ është shprehur Zebervoki në videon e publikuar në kanalet e tij të komunikimit.
Largimi i Zebervokit mbrëmjen e kaluar surprizoi shumë nga banorët, por gjithashtu edhe publikun. Analistja Neda Balluku gjithashtu theksoi se ishin disa persona të tjerë që meritonin të dilnin përpara Zebervokit, megjithatë kjo është natyra e lojës./Versus.al
A mendoni se zgjedhjet e 11 majit demostruan vullnetin e popullit?
-
Po
-
Jo
-
Nuk e di







