Trajneri i Interit Simone Inzaghi e ka bërë të qartë se nuk ka më dëshirë dhe as energji për të vazhduar bashkëpunimin me zikaltrit për sezonin e ardhshëm.
“Nuk kam më energji për të vazhduar, jam i lodhur, mendoj se cikli im këtu ka mbaruar”.
Këto janë fjalët me të cilat Inzaghi u është drejtuar presidentit Beppe Marotta, drejtorit sportive Piero Susilio dhe zëvendësit të tij Dario Baccin në një takim që zgjati rreth tre orë. Mungesa e agjentit të tij ishte gjithashtu një sinjal i qartë se nuk kishte në plan rinovimin e kontratës dhe as nisjen e negociatave për diçka të tillë.
Ai nuk kërkoi asnjë pagesë për ndërprerjen e kontratës e cila me rregull duhet të përfundonte vitin e ardhshëm. E ardhmja e Inzaghit pritet që të jetë në Arabinë Saudite ku sipas të gjitha gjasave do të zyrtarizohet si trajner i ri i Al Hilal. Versus.al







