
Laert Vasili i cili u shpall o tretë në finale e Big Brother Vip, ka rrëfyer se si është pritur jashtë. Aktori ka treguar se shprehja e nënës së tij ‘sagapo Laerti’ është bërë lajtmotivi i ri.
“Kështu e kisha parashikuar edhe unë finalen. Më vjen mirë që eci në rrugë dhe ‘sagapo Laerti’ është bërë lajtmotivi i ri, falë nënës sime, të gjithë më shtrëngojnë dorën me dashamirësi”, tha ai.
Gjithashtu aktori ka shtuar gjatë intervistës për ‘Shqipëria Live’ se emri i tij është përdhosur dhe se ndaj tij janë lëshuar shumë ofendimeve për të cilat do të merren përfaqësuesit e tij ligjor.
“Ka pasur aq shumë ofendime sa mund të shkojnë në ndjekje penale, atë do e mendojnë përfaqësuesit e mi ligjorë.
Jam ndjerë i përdhosur i përbaltur, është prishur imazhi im sidomos ai i profesionit. Jemi në lojë, por nuk je me nivelin tënd në lojë.
Gjendja është e rënduar, shumë e rënduar. Në asnjë mënyrë nuk do ta ribëja si eksperiencë, kurrë”, tha ai.








