MAGAZINË /

'Janë disa gjëra që kuptohen', Valbona bisedon me Loredanën, tregon kë do të zgjidhte mes G-Banit dhe Laertit

Valbona u shpreh se nëse do t’i duhej të zgjidhte mes të dyve përgjigja do të ishte Laerti.

Shkruar nga Versus
'Janë disa gjëra që kuptohen', Valbona bisedon me
Valbona dhe Loredana

Pas situatave në ‘Prime’-n e mbrëmjes së kaluar ditën e sotme në shtëpinë e Big Brother VIP, Valbona dhe Loredana teksa kanë qenë duke bërë grimin kanë diskutuar në lidhje me G Banin dhe Laertin.

Ndër të tjera Valbona u shpreh se nëse do t’i duhej të zgjidhte mes të dyve përgjigja do të ishte Laerti.

Pjesë nga biseda:

Valbona: Mes G Banit dhe Laertit gjithmonë do të zgjidhja Laertin. Unë nuk i kam thënë kurrë Laertit që ik nga unë ose nuk duhet të më flasësh. Kemi qeshur dhe e kam lejuar gjithmonë që të më puthë në ballë dhe të më puthë dorën. Janë disa gjëra që kuptohen.

Loredana: Duhet ta kishe mbyllur 100% që të mos flisje fare me G Banin.

Valbona: E kam provuar dhe e kam tentuar.

Loredana: Dhe e ke mbajtur pak…

Valbona: Nuk e kam mbajtur asnjëherë. G Bani ishte gjithmonë aty ku unë isha. Më ndiqte gjithmonë me sy.

Loredana: Unë mendoj që e ke përdorur pak, se e pe që po të mbronte, po të mbante anën, po të favorizonte.

Valbona: Po mbronte veten. Për çfarë po më mbronte mua? Në cilën pjesë?

Loredana: Për disa situata ai të ka mbajtur. Ka folur shumë edhe në emrin tënd.

Valbona: Pse?

Loredana: Pse dihet sepse të pëlqen./Versus.al

Tags:

bbva

Poll