
Ina Simaku, mbesa e ikonës së muzikës shqiptare Parashqevi Simaku ka hedhur akuza të forta ndaj aktori Herion Mustaraj duke e cilësuar si të patakt sjelljen që ky i fundit po bën ndaj hallës së saj.
Gjatë intervistës për ‘Shqipëria Live’, Ina Simaku tha se Mustafaraj i cili punon në hotelin ku është strehuar aktualisht Parashqevi Simaku kishte përdorur çelësin e tij për të hapur derën pa leje dhe kjo gjë kishte frikësuar vëllain e saj.
“Më duket e pabesueshme dhe e palogjikshme, kur halla është e dobët, që dikush të ndërhyjë pa takt, pa qenë i ftuar, pa qenë i thirrur në një tavolinë. Nga ajo që më tha vëllai im, ditën e parë që e kam takuar hallën, kam qenë me zonjën Elvira, që e falënderoj për çdo përkujdesje ndaj hallës. Kam qenë duke ngrënë mëngjesin dhe vëllai im pa që zoti Mustafaraj ishte ulur në tavolinë pa pyetur dhe kishte nisur bisedimin me hallën. Zonja Elvira i kishte thënë që duhej të largohej. Në darkë i kishte rënë derës te dhoma e hallës në hotel, vëllai im e pa te syri magjik dhe nuk e hapi derën. Më duket absurde se si një njeri të futet pa leje…
Ai punon te ky hotel dhe të gjithë që punojnë aty kanë një ‘badge’ që hap çdo derë. Kishte hapur derën e dhomës dhe vëllai im ishte tromaksur dhe Mustafaraj kishte folur direkt me hallën. Babi im mori në telefon dhe dëgjoi zhurmën. Ai foli me babin dhe i kishte thënë të largohej. Vëllai im kishte marrë z. Ilirjani në telefon, i cili kishte kontaktuar me Mustafarajin’’- u shpreh Ina Simaku.
Më tej ajo tregoi se një ditë tjetër, aktori ishte ulur në tavolinën e ikonës së muzikës dhe i kishte folur për djalin e saj, duke e futur në një krizë emocionale.
‘’Para 2-3 ditësh, takimi i tretë, që kjo shtoi atë pikën që ka bërë situatën kritike, sepse e dimë që halla në këto momente është e dobët, çdo gjë duhet t’ia themi me kujdes dhe çfarë impakti do ketë në jetën e saj. Te bari i hotelit, Mustafaraj i ishte bashkuar tavolinës dhe i kishte thënë: ‘Mos ki merak se do e takosh burrin dhe djalin’. Kjo gjë i solli hallës një krizë. Në këto situata ajo i beson njerëzve. Është e vërtet që halla do e takojë Lukën dhe Robertin në fillim të janarit, kjo falë zotit Ilirjani. Mustafaraj nuk ka asnjë lloj kontakti”, u shpreh mbesa e Parashqevi Simakut’’- shtoi ajo. Versus.al








