
“Gjesti është gjak shqiptari”, këtë e kanë theksuar me krenari familjarët e këngëtarit pas ngjarjeve që u zhvilluan në shtëpinë e “Vëllait të Madh”.
Ndërsa menduam se tensionet ishin ulur, një incident i ri shkaktoi trazira në shtëpinë e Big Brother Vip Albania, duke rezultuar në eliminimin e Jozit.
Ky i fundit ofendoi Gjestin duke e quajtur “kopil shkine”, një shprehje që nuk u harrua. “Vëllai i Madh” nuk humbi kohë dhe e përjashtoi menjëherë Jozin nga loja.
Pas kësaj ngjarjeje, familja e Gjestit u shpreh me vendosmëri, duke theksuar se në venat e tij rrjedh gjak shqiptar dhe se ai është krenar për origjinën e tij.








