MAGAZINË /

Jozi i jep fund romancës me Loredanën? Veprimi i tij i fundit ngre dyshime

Shkruar nga Versus
Jozi i jep fund romancës me Loredanën? Veprimi i tij i fundit ngre
Jozi Marku/ Loredana Brati

Pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania, marrëdhënia mes Joz Markut dhe Loredana Bratit ka mbetur e paqartë dhe vazhdon të ngjallë kureshtje tek publiku.

Edhe pse nga deklaratat e tyre u kuptua se po përpiqeshin t’i jepnin një mundësi njohjes edhe jashtë reality show-t, duket se gjërat nuk kanë ecur siç kishin shpresuar fansat.

Së fundmi, ndjekësit kanë vënë re një detaj domethënës në rrjetet sociale: Jozi e ka hequr Loredanën nga lista e ndjekësve në Instagram, ndërsa Loredana vazhdon ende ta ndjekë atë.

Deri tani, asnjëri prej tyre nuk ka reaguar publikisht në lidhje me situatën, duke lënë gjithçka në kuadrin e spekulimeve.

 

Poll