Aktorja dhe fituesja e “Big Brother VIP Albania”, Egla Ceno, ka ndarë me ndjekësit e saj një përjetim të dhimbshëm nga jeta personale, duke folur për gjendjen shëndetësore të nënës së saj.
Përmes një postimi në Instagram, Egla tregoi se nëna e saj ka kaluar një ishemi, dhe ndonëse tani ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ajo ka mbetur e paralizuar.
“Mami është jashtë rrezikut, por ka mbetur e paralizuar pas ishemisë. Tani po luftojmë bashkë që të përmirësohet. Po ndjekim çdo hap të mjekimit,” – ka shkruar ajo.
Mesazhi i saj ka prekur ndjekësit, të cilët i kanë shprehur mbështetje dhe urime për shërim të shpejtë të nënës. /Versus.al/







