Klajdi Musabelliu ishte së fundmi i ftuar në emisionin “Pushime on Top” në Top Channel, ku ndër të tjera foli edhe për “dashurinë” që shprehu gjatë qëndrimit në Big Brother VIP Albania 4 ndaj Elvana Gjatës.
Kur moderatori Eni Shehu e pyeti nëse e shihte të mundur një bashkëpunim me Elvanën, Klajdi iu përgjigj me humor:
“Më ka marrë shumë herë në telefon, por kam qenë i zënë.”
Megjithatë, duke lënë shakatë mënjanë, Klajdi ndau një kujtim të veçantë nga e kaluara, që e lidhte artistikisht me Elvana Gjatën dhe që i kishte mbetur në kujtesë.
“Elvana është një dashuri më vete. Së bashku me Elvanën, në vitin 2003 kemi debutuar për herë të parë publikisht në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit. Sigurisht që çdokujt do t’i pëlqente një bashkëpunim me Elvanën.”
Po pse nuk e ka kontaktuar vetë? Përgjigjja vjen si një përzierje mes Big Brother-it, Loredanës dhe një romance të pashprehur artistike.
“Nuk e kam kontaktuar direkt. E nisa si shaka këtë gjë dhe brenda në Big Brother, prej Loredanës, pra, siamezes së saj. Ajo ma riktheu atë dashurinë artistike që kam për Elvanën.”







