
Kate Middleton ka bërw paraqitjen e saj të parë publike që kur njoftoi se kishte përfunduar kimioterapinë , duke marrë pjesë së bashku me Mbretin Charles , Mbretëreshën Camilla dhe bashkëshortin e saj Princin William në një kishë në Balmoral, Skoci .
Middleton, e veshur me një kapelë kaki dhe një palë vathë ari, u fotgrafua teksa ishte në sediljen e pasagjerit nw makinwn e cila drejtohej nga bashkëshorti i saj.
Vetëm javën e kaluar u bë e ditur se ajo u rikthye në punë , pas përfundimit të muajve të trajtimit për kancerin nga i cili vuan.
Takimi i fundit zyrtar ku ajo kishte marrë pjesë ishte më 6 dhjetor 2023.
Pjesën tjetër të kohës ajo punoi nga shtëpia dhe shmangi plotësisht daljet publike, ndërsa shtrimi dhe trajtimi i saj në spital vazhduan.
View this post on Instagram
Në verë Middleton bëri dy paraqitje publike, në paradën vjetore të Mbretit Trooping the Color dhe në finalet e Wimbledon.
Në videon në të cilën njoftoi përfundimin e trajtimit, ajo tha se ka planifikuar pak dalje publike deri në fund të vitit, megjithëse do të fokusohet “të bëj gjithçka që mundem për të qëndruar ‘e pastër’ nga kanceri”./ Versus.al








