MAGAZINË /

“Ke lloj lloj injorantësh në rrjete sociale që janë shumë të famshëm”, Getoar Selimi komenton sherret mes reperëve

Duke ruajtur gjithmonë një profil të kujdesshëm publik, Getoari tha se është përpjekur të mos përfshihet në përplasje që do të dëmtonin imazhin e tij.

Shkruar nga Versus

“Ke lloj lloj injorantësh në rrjete sociale që janë

I ftuar në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel, reperi i njohur Getoar Selimi ka komentuar situatën e sotme në botën e muzikës, veçanërisht përplasjet dhe konfliktet mes artistëve të zhanrit rap.

Duke ruajtur gjithmonë një profil të kujdesshëm publik, Getoari tha se është përpjekur të mos përfshihet në përplasje që do të dëmtonin imazhin e tij.

'Jam mundu gjatë gjithë kohës të ruaj atë imazhin tim, nuk kisha me humb për asnjë ide që mund të ma cenojë këtë pjesë. Na kanë ndodh shumë herë këto gjëra, kemi has shumë herë, ndodhin për arsye të ndryshme, nuk është ajo puna si në çift e fatit, fati është i njëanshëm, nëse unë dua të bëj keq, të bëj keq edhe pse ti s’do, varet nga njerëzit si mendojnë që duhet me depërtu, sot ke lloj lloj injorantësh në rrjete sociale që janë shumë të famshëm, mbase bëjnë edhe shumë lek me këtë punë, më parë s’kemi pas rrjete sociale dhe s’e kemi ditur me kë kemi të bëjmë dhe me kë na takon jeta, sot edhe mund t’i shohësh se çfarë prototipesh kemi.'' u shpreh Getor Selimi.

Poll