MAGAZINË /

Këndoi 1 orë me këmbën e thyer, Manjola Nallbani tregon historinë e rrëzimit në 1 Janar

Në një status të gjatë të publikuar në rrjetet sociale, këngëtarja, njëherësh dhe pedagoge pranë Universitetit të Arteve ka treguar se ka kënduar mbi 50 minuta ulur në karrige pas thyerjes së këmbës.  

Shkruar nga Versus

Këndoi 1 orë me këmbën e thyer, Manjola Nallbani tregon

Këngëtarja e mirënjohur e skenës shqiptare Manjola Nallbani ka reaguar sot, duke treguar historinë që shënjoi ditën e parë të këtij viti për të. Pikërisht në 1 Janar, gjatë një performance ku ajo ishte e ftuar në Kosovë, artistja duket se ka humbur ekuilibrin, pasi një fëmijë e ka penguar në skenën e lokalit ku po këndonte. Kjo ka shkaktuar rrëzimin e saj e si pasojë dhe thyerjen e këmbës, gjë që do t'i kushtojë jo pak, por plot 6 javë rregjim Nallbanit. Në një status të gjatë të publikuar në rrjetet sociale, këngëtarja, njëherësh dhe pedagoge pranë Universitetit të Arteve ka treguar se ka kënduar mbi 50 minuta ulur në karrige pas thyerjes së këmbës.  

Reagimi i Manjola Nallbani  

"Nuk doja ta beja fare kete postim, sic edhe e tregon fakti qe nuk kam shkruar asgje per cfare me ka ndodhur, prej ditesh! Se pari, sepse ndryshe nga cfare duan e duhet ne ditet e sotme, mua nuk me pelqen ajo fjala aq e perhapur se fundmi “ Viktimizimi”, as qe ti merzis njerezit qe dua per vemendje e klikime, per me teper ne dite festash! Se dyti, e kam thene qe sidomos hallet, secili nga ne i ndan vetem me ata qe jane njerezit e shpirtit, familja dhe miqt e vertete! Prandaj kam nje post ne instagram ku them: “Ne rrjete sociale, une kam zgjedhur vetem te qesh!” Tani po reagoj vetem te shmang spekulimet qe kam lexuar ( zuri femijen, shtikllat ????‍♀️) dhe ta sqaroj vete sic ishte situaten! Ne date 1 Janar, sapo fillova te kendoja, nje femije i vogel me doli para kembeve dhe une pikerisht per te mos e vrare, se mund ti bija siper, i dhashe trupit anash dhe rashe. Femija jo vetem qe nuk u lendua (cfare eshte me e rendesishmja) , por vazhdoi te festonte bashke me familjen. Dhe nuk kam asnje tendence apo koment per kete gje. Nderkohe une u ngrita, edhe pse ndjeva qe kemben e kisha shume keq e nuk e vija dot ne toke, e i kerkova leje njerezve te kendoja ulur (50 min) ne karrige.
Kjo, per te respektuar faktin qe ata njerez kishin zgjedhur te festonin me ne! Kur mbarova, nuk ngrihesha dot me te ecja. Me ndihmen e njerezve te mire aty, por kryesorja te bashkeshortit tim, me cuan ne krahe ne urgjencen e Gjakoves, ku mora kujdes maksimal nga personeli dhe vecanerisht Dr @arbenveselaj80 . Kemben e kam te thyer dhe per 6 jave do marr kujdesin e nevojshem ne Tirane. Dua te falenderoj me zemer Arjan Amen,Lindita Mamushen, @vjosataipi etj???? Po ashtu ata qe me kane telefonuar, shkruar, e jane shqetesuar per mua nga videot qe kane pare. Natyrisht une vetem ne 3 muajt e fundit kam bere pune artistike me shume vlere, por vemendjen e nje rrezimi nuk e konkurojne dot kurrsesi????‍♀️E di qe me teper vemendje ketu merr po te “rreshkiti kemba” se nga cdo lloj niveli e kontributi artistik! Jo me kot eshte shprehje Shqiptare- “Vdis, pa te te dua!”
E prape dua ta mbyll duke ju uruar vit me shendet te mire!

 

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Manjola Nallbani (@manjolanallbani)

Poll