MAGAZINË /

Ndalohen burrat dhe fotografitë, Dubai hap plazhin e pare në botë 24/7 vetëm për gratë

Plazhi ka gardh privatësie dhe rregulla të rrepta ndalimi të fotografimit.

Shkruar nga Versus

Ndalohen burrat dhe fotografitë, Dubai hap plazhin e pare në botë

Dubai ka hapur plazhin e parë privat 24-orësh në botë për gratë, me staf tërësisht femëror dhe një përvojë të dedikuar për not gjatë natës.

Plazhi Al Mamzar, në cepin verilindor të emiratit, u hap në fillim të këtij muaji për banorët dhe turistët.

Është i pajisur me gardhe privatësie, rregulla të rrepta ndalimi të fotografimit dhe "sisteme inteligjente sigurie monitorimi".

Plazhi i mbyllur në Al Mamzar Corniche u hap këtë muaj si pjesë e projektit më të gjerë të rindërtimit të Al Mamzar për të zgjeruar plazhet dhe infrastrukturën e Dubait.

"Plazhet e Al Mamzar janë pjesë e një portofoli më të gjerë të zhvillimeve bregdetare me vlerë 3 miliardë AED (610 milionë paund) sipas planit gjithëpërfshirës të zhvillimit të plazheve publike të Dubait"- thuhet në vendimin e qeverisë.


Disa destinacione në Emiratet e Bashkuara Arabe tashmë ofrojnë zona plazhi vetëm për gra ose ditë të dedikuara për zonjat. Megjithatë, plazhi i ri vetëm për gra është i pari që ofron akses 24 orë në ditë.

Zona e plazhit prej 125,000 metrash katrorë do të funksionojë me një staf tërësisht femëror, duke përfshirë rojet e sigurisë dhe rojet bregdetare.

Do të ketë gjithashtu një zonë lojërash për fëmijë, ku djemtë nën gjashtë vjeç do të lejohen të hyjnë me një prind.

Kullat e vrojtimit të rojeve bregdetare dhe një sistem ndriçimi me teknologji të lartë synojnë të inkurajojnë gratë të notojnë në të gjitha orët e ditës. Versus.al

 

Tags:

dubai

Poll