
Aktori italian Massimiliano Varrese i ftuar në Top Arena nuk u ka shpëtuar pyetjeve dhe për ish-banorën e Big Brother Vip, Heidi Baci.
I pyetur nëse e ka kënga e fundit e tij dedikim për Heidin, aktori u përgjigj se ka përshkruar eksperiencën e tij në Grande Fratelo.
Pjesë nga intervista:
Erjola Doçi: E ke parë Heidin duke vënë unazën, u martua…
Massimiliano: Ishte një BBV shumë i mirë me personazhë shumë të fortë dhe shumë energjikë
Erjola Doçi: Kënga e fundit dedikim për Heidin?
Massimiliano: Jo jo, fare. Është eksperienca që kam pasur në Grande Fratelo dhe gjithë misionin që ka pasur
Erjola Doçi: Nëse do të ishe ti finalist dhe Heidi finaliste kush do të fitonte nga ju të dy ?
Massimiliano: Do ta thotë publiku duke votuar.







