Ditën e djeshme në gjendje të rënduar emocionale pasi prej muajsh nuk ka kontaktuar me dy djemtë e saj Gerta Gixhari theu kutinë e emergjencës, ku brenda saj ishte mundësia për një telefonatë. Por situata mori një kthesë të papritur për banoren.
Kur gazetarja hapi zarfin, zbuloi se telefonata nuk ishte për të, por do ti kalonte një banor tjetër. Ky moment e preku thellë atë, pasi shpresonte të fliste me dy djemtë e saj. E përlotur, ajo vendosi t’ia dhurojë mundësinë Aldos, duke i lejuar të komunikonte me vajzën e tij.
Aldo, i emocionuar vendosi të fliste me ish-bashkëshorten, Ana Veseli, për të pyetur për vajzën e tij. Gjatë bisedës, ish-bashkëshortja i dha atij një këshillë mbi lojën.
“Vazhdo kështu siç je, çdo ditë do të doja të shikoja duke flirtuar me vajzat e bukura të shtëpisë se sa të shikoja shembuj që i ofendojnë dhe ulin femrat. Kështu që duhet ti japësh forca. Kur Rozana të thotë ke flirtuar me 3, thuaj do flirtoj me 6”, i tha ish-bashkëshortja Aldos.








