Çifti i njohur Luizi dhe Kiara po i shijojnë momentet bashkë me vajzën e tyre Luna Mari dhe familjet përkatëse.
Pasi Luizi kohës së fundit ishte i angazhuar me punë dhe koncertet të shumta, Kiara ka treguar që ishte me pushime në Turqi. Moderatorja ishte se bashku me vajzën dhe miket e saj, duke ndarë imazhe te veçanta nga atje.
Luizi ka bërë të ditur se ka shkuar për t’i pritur që në hyrje të aeroportit.
“Kjo është arsyeja se përse jam bërë i bukur sot, sepse po me vijnë dy dritat e syve” tha ai, duke bashkangjitur një video të veçantë.
Pas ritakimit të përmallshëm, Luizi, Kiara, Luna dhe familja e Kiarës kanë darkuar për mirëseardhje në njërin prej lokaleve të bukur në afërsi të Durrësit, në zonen e quajtur Kodra e Kuajve.








