MAGAZINË /

'Kjo është shumë denigruese', plas debati mes dy banoreve: A e ka marrë Range Rover që të ka premtuar BB?

Valbona ka aluduar se Vëllai i Madh i ka premtuar Gerta Gixharit një Range Rover, në këmbim të pajtimit të saj për tu bërë pjesë e formatit.

Shkruar nga Versus

'Kjo është shumë denigruese', plas debati mes dy

Valbona dhe Gerta janë përfshirë në një debat për shfaqen e fundvitit, ku kjo e fundit i ka kërkuar “llogari” se pse moderatorja ka refuzuar kategorikisht që Gerta të prezantoj spektaklin.

Gerta: Si autorja e këtij projekti, dua të di pse Valbona nuk dëshiron ta moderoj unë këtë spektakël?

Valbona: Unë nuk kam asgjë kundër për ta moderuar ti, por ti propozove që hapjen do ta bëjë unë dhe numrat e radhës do të ishe ti me Livian. Unë di që prezantimi i një spektakli dalin të gjithë në hapje për të hapur shfaqjen dhe më pas vijojnë numrat. Në vijimësi të spektalit moderatorët alternohen. Tani unë nuk mund të pres dhe pajtohem që shfaqjen ta hap moderatorja dhe më pas të vijë unë dhe të prezantoj numrin e radhës.

Në vijimësi të diskutimit, Valbona ka aluduar se Vëllai i Madh i ka premtuar Gerta Gixharit një Range Rover, në këmbim të pajtimit të saj për tu bërë pjesë e formatit.

Valbona: A e ka marrë atë Range Rover, që me ke thënë se ta ka premtuar ‘Big Brother’ për të hyrë këtu?

Gerta: Kam preferuar të vij në këtë Big Brother vetëm unë si Gerta, pa asgjë nga jashtë. Nuk pretendoj të vij në këtë lojë, me qëllim për të denigruar të tjerët.

Valbona: Po gënjej?

Gerta: Deri në këtë masë nuk të lejoj të arrish

Valbona: Nëse po gënjej, të kërkoj falje. Unë s’po të shaj

Gerta: Është shumë denigruese, kjo nuk është fare në karakterin tim

Ledion Liço: Për çfarë po e sjell këtë histori këtu?

Valbona: Shoqja, kolegia ime Gerta, vitin e kaluar, kur ishim në të njëjtën punë. Ishim në mbledhje dhe po diskutonim për ‘Big Brother’…

Ledion Liço: Çfarë lidhje ka kjo me Valbonën në Big Brother, me Gertën në Big Brother dhe me Big Brother-in.

Tags:

bbva

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: