Marina Amerikane ka vendosur të ndalojë për përdorimin e modelit të inteligjencës artificiale R1 nga kompania kineze DeepSeek, duke theksuar shqetësime të mundshme për sigurinë dhe etikën.
Vendimi, i njoftuar në një mesazh të dërguar personelit të shërbimit të premten, e ndalon përdorimin e këtij modeli për çdo detyrë që lidhet me punën ose për përdorim personal.
Në mesazhin e dërguar, Marina theksoi se DeepSeek një kompani me bazë në Hangzhou, Kina, ka zhvilluar një aplikacion të inteligjencës artificiale, AI Assistant, i cili u bë i njohur pas lansimit të tij në fillim të këtij muaji.
Aplikacioni është shkarkuar masivisht nga përdoruesit dhe ka tejkaluar ChatGPT të OpenAI në Apple App Store në SHBA, duke e bërë atë aplikacionin falas më të shkarkuar.
Autoritetet amerikane, përfshirë Sekretaren e Shtypit të Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, kanë bërë të ditur se Këshilli i Sigurisë Kombëtare po shqyrton me kujdes implikimet që lidhen me përdorimin e AI të DeepSeek.
Të dhënat e fundit tregojnë se rritja e DeepSeek ka krijuar një ndryshim të rëndësishëm në industrinë e teknologjisë, duke shkaktuar përçarje dhe shqetësime në kompanitë amerikane në këtë sektor.








