MAGAZINË /

Kur dhe ku do të mbahen homazhet për Ismail Kadarenë

Shkruar nga Versus

Kur dhe ku do të mbahen homazhet për Ismail Kadarenë

Mëngjesin e sotëm ndërroi jetë shkrimtari i madh Ismail Kadare. Homazhet për shkrimtarin do të mbahen ditën e mërkurë, rreth orës 11. Ceremonia do të kryhet nga Kryeministria.

"Homazhet janë marrë përsipër nga kryeministri, një figurë e tillë e madhe i përket kombit tonë.", tha pak më parë botuesi i Ismail Kadaresë, Bujar Hudhri.

Aktualisht trupi i Kadaresë ndodhet në ambientet e një agjencie funerale në kryeqytet.

Kjo është fotoja e fundit e Ismail Kadaresë te Juvenilja, ku shkonte përditë të pinte kafen dhe takonte njerëz. Atje ai piu dhe kafen e fundit.

Poll