MAGAZINË /

“Kur do bëjë një bebe?”/ Përgjigjja epike e Roza Latit për ndjekësit

E pyetur nga ndjekësit Roza Lati nuk ngurroi të jap një përgjigje

Shkruar nga Versus
“Kur do bëjë një bebe?”/ Përgjigjja epike e Roza
Roza Lati

Brenda shtëpisë më të njohur në Shqipëri, publiku pati mundësinë të njohë një anë tjetër të Roza Latit, që deri tani nuk ishte zbuluar në daljet e saj televizive. Moderatorja e njohur vendosi të ndajë disa nga historitë më personale në “Big Brother VIP 3”, duke zbuluar detaje të ndjeshme rreth jetës së saj.

Roza zbuloi se kishte abortuar një fëmijë pa dëshirën e ish-partnerit të saj. "Ai më pyeti se çfarë karroce do të blinim, por unë as nuk kisha në plan ta diskutonim! Pse duhet ta pyesja për jetën time dhe për fëmijën tim?" shprehej ajo, duke reflektuar mbi atë periudhë përjetuese.

Mes lotësh, ajo e pranoi se nuk ndiheshin gati për të qenë nënë dhe tregoi se vendimi për të mos e mbajtur fëmijën e kishte lënë të shkatërruar, duke goditur veten me grushte në shenjë të ndjenjave të saj të thella.

Dhe ndërsa një ditë më parë kishte zhvilluar një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, ata e pyetën në lidhje me mundësinë e një bebeje, duke nënkuptuar interesimin e tyre për jetën e saj personale dhe zhvillimet e ardhshme.

“Kur do na bësh një bebe o e bukura e botës?”, e kishte pyetur një ndjekës, të cilit nuk ngurroi që t’i kthente përgjigje.

“Kur do bëjë një bebe?”/ Përgjigjja epike e Roza

Siç thotë edhe vetë Roza, përgjigja e saj është epike.

“Përgjigja ime epike është kjo: Ti e di që i dashuri im është 8 vjet më i vogël se mua?”, shkruan Lati në postimin e saj në “Instastory”.

Ndërkohë kujtojmë se pak kohë më parë, ajo ka bërë publike lidhjen e saj të dashurisë me ish-banorin e “Big Brother VIP 2”, Xhonatanin./Versus.al

Tags:

roza lati

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: