
Mbrëmjen e djeshme këngëtarja Dafina Zeqiri i dha fund beqarisë duke u kurorëzuar me partnerin e saj biznesmenin Kreshnik Gjergjin.
Çifti u martua në një ceremoni private në një prej restoranteve në Prishtinë.
Këngëtarja publikoi një foto të unazave të martesës, më pas edhe një video ku shkruhej “Gëzuar për zotin dhe zonjën Gjergji”.
Në ceremoni merrnin pjesë disa nga miqtë e këngëtares dhe nëna e saj, zonja Meli.
Por sipas ‘Prive’ në ceremoni munguan dy persona mjaft të afërt të saj.
Dhe bëhet fjalë për motrat e Duffy, Tringën dhe Besën, ku asnjëra e as tjetra nuk ishin prezent në ditën e saj më të rëndësishme.
Raporti mes motrave Zeqiri ka qenë shpeshherë i komentuar, dhe Dafina shpesh i ka bërë ato ‘follow’ e ‘unfollow’./Versus.al








