Spektakli i mbrëmshëm u shoqërua me momente tensioni mes Labinot Rexhës dhe Olta Gixharit, përplasje që nuk kaloi pa u vënë re nga publiku.
Debati ndodhi gjatë transmetimit live, kur Rexha kritikoi ashpër aktores, duke e ironizuar dhe vënë në dyshim aftësitë e saj si lojtare në formatin “Big Brother”. Ai deklaroi se nuk kishte interes të dëgjonte lojën e Oltës, pasi sipas tij, një konkurrente e vërtetë e fortë do të kishte fituar BBVA.
“Nuk kam nevojë as të dëgjoj lojën tënde, sepse po të kishe qenë vërtet e fortë, do e kishe fituar vendin e parë”, u shpreh Rexha gjatë debatit.
Nga ana tjetër, Olta reagoi menjëherë dhe nuk la pa përgjigje fjalët e tij:
“Aha, çka kam fituar unë, ti e ëndërron atë që kam fituar unë”, ishte përgjigjja e saj e prerë.

