Valbona dhe Laerti janë “kokë më kokë” në nominim dhe pritet që njëri prej tyre të lërë shtëpinë e “Big Brother Albania Vip” këtë të martë. Pas ballafaqimit të tyre në “prime” mbetet të shihet se cilin prej tyre do publiku jashtë shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Për këtë ka reaguar në rrjete sociale edhe GBani, i cili ka mbështetur Valbonën mes dyshes, duke shkruar se sjellja e Laertit është ofenduese. Megjithatë sipas ish banorit, Valbona është ajo që mund të dalë sonte.
“Laerti e braktisi Valbonën qysh se erdhi Danja. U largu. U afru prap kur i a ngarkoi Gjesti në shtëpi. Nëse nuk je gati të dorëzosh çmimin e madh për njeriun që don, nuk asht’ dashuri. Shumë e thjesht’. Aktrimi që ka ba Laerti të gjithë këto ditë asht’ të paktën ofendues për publikun dhe për Valbonën. E cila, vazhdoj të besoj se del sonte.”, ka shkruar këngëtari në rrjetin social “Instagram”. /Versus.al/








