MAGAZINË /

“Lamë me duart tona gjakun e mamit dhe të motrës”/ Rrëfimi rrëqethës i Stelinës dhe surprizat që priten sonte në BBVA

Shkruar nga Versus

“Lamë me duart tona gjakun e mamit dhe të motrës”/

Në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, tensionet janë rritur ndjeshëm, teksa banorët janë ndarë tashmë në grupe dhe rivalitetet po bëhen më të dukshme.

Kjo e shtunë pritet të sjellë një Prime plot emocion dhe surpriza, pasi në shtëpi ka mbërritur një Zarf i Zi, që pritet të ndryshojë rrjedhën e lojës dhe të përkeqësojë dinamikat mes banorëve.

Ndërkohë, ajo që ka prekur më shumë publikun është rrëfimi i rrëngjethshëm i Stelinës, i cili do të transmetohet sonte. Në një video të publikuar nga faqja zyrtare e emisionit, Stelina shprehet:

“Lamë me duart tona gjakun e mamit dhe të motrës”

Pritet gjithashtu edhe një ballafaqim i shumëpritur, si dhe surpriza të tjera që do të mbajnë publikun në ankth gjatë Prime-it.

Ndjekësit mezi presin mbrëmjen e sotme për të zbuluar më shumë detaje dhe për të ndjekur një episode që pritet të jetë emocional dhe intensiv.

Poll