MAGAZINË /

“Legjenda” e Leverkusen bie përballë Atalantës, kapiten Gjimshiti me shokë fitojnë Ligën e Evropës

Atalanta ka arritur të triumfojë në finalen e Ligës së Evropës, duke mposhtur Leverkusenin me rezultatin 3-0.

Shkruar nga Versus

“Legjenda” e Leverkusen bie përballë Atalantës,

 

Atalanta ka arritur të fitojë Ligën e Evropës duke mposhtur Bayern Leverkusen me rezultatin 3-0. Të tre golat u shënuan nga Lookman.

Leverkusen jo vetëm humbi mundësinë për të fituar Ligën e Evropës por edhe mundësinë që të përfundonte sezonin pa asnjë humbje të vetme, një rekord i mbajtur deri më tan inga skuadra e Xabi Alonsos që fitoi Bundesligën.

Pavarësisht se Granit Xhaka i cili është një nga mesfushorët kyç në Leverkusen nuk arriti të ngrinte trofeun, atë e ngriti një tjetër shqiptar, Berat Gjimshiti.

Ky i fundit bëri një performancë fantastike në mbrojtjen e Atalantës duke u bërë i pakalueshëm për sulmin e Leverkusen.

Tashmë skuadra e Alonsos e ka edhe një finale tjetër për ta luajtur, atë të Kupës së Gjermanisë përballë Kaiserslauternit.

Poll