MAGAZINË /

Lidhja me Donaldin, Arjola tregon se çfarë i ndodhi Beatrix pas daljes nga BB: I thyen xhamat e makinës…

Shkruar nga Versus

Lidhja me Donaldin, Arjola tregon se çfarë i ndodhi Beatrix pas

Aktorja Arjola Demiri ishte e ftuar në “N’krejt debat” ku foli për “BBV”, se kush ka humbur e kush ka fituar më shumë nga ai.

“Populli pas daljes nga Big Brother sado që të ka dashur edhe e zbeh dashurinë që ka për ty vetëm për faktin që të njeh mirë në të gjitha anët e tua, të mira të errëta, negative më pozitive. Fillojnë e zbehin interesin për ty”, u shpreh ajo.

Artistja shtoi: “Duhet ndoshta punë, mund që ta mbash këtë famën prapa Big Brother. Mendoj që Fifit i kanë ardhur shumë gjëra për një herë, ka qenë njohja me burrin e vet, lindja e djalit. Sado që talentin e ka mendoj që ndoshta i duhet një kohë për të arritur aty ku ishte”.

Në një moment, ka folur për ndikimin që ky format pati te këngëtarja Beatrix Ramosaj, e cila krijoi një lidhje dashurie me Donald Veshajn.

“Trixa është një njeri shumë i ndjeshëm. Duke marrë parasysh se nëna e ka rritur si lule mos më prek. Me thënë të vërtetën. E gjithë ajo trysni, ai presion, akuzat komentuesit njerëzit që e bombarduan Trixën në një mënyrë të frikshme saqë i kanë thyer xhamat e makinës kanë shpuar gomat, mendoj që deri diku ka qenë shumë e padrejtë.

Komentuesit dhe njerëzit kanë qenë jashtëzakonisht agresiv. Mendoj që një nga arsyet kryesore për të lënë Shqipërinë e për të ikur në Amerikë ka qenë kjo trysni e frikshme ndaj Trixës, familjes së Trixës, e gjithë rrethit të saj”, tha ndër të tjerash.

 

Tags:

bbva

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: