MAGAZINË /

Liga e Kombeve, Broja del nga grumbullimi! Sylvinho: Është i dëmtuar, rikthehet Uzuni

Lista e Kombëtares ka pësuar ndryshime si pasojë e dëmtimit që ka pasur Armando Broja.

Shkruar nga Versus

Liga e Kombeve, Broja del nga grumbullimi! Sylvinho: Është i

Trajneri brazilian i Kombëtares shqiptare, Sylvinho Mendes ka bërë sërish ndryshime në listën e lojtarëve të grumbulluar të Kombëtares shqiptare në kuadër të kompeticionit “Liga e Kombeve”.

Një prej ndryshimeve është lënia në shtëpi e Armando Brojës për shkak të një dëmtimi që sulmuesi ka pësuar.

“Broja është dëmtuar në tendinën e këmbës së djathtë dhe nuk e ka të mundur të luajë. Në vend të tij, do të rikthejmë Myrto Uzunin në listë”- u shpreh Sylvinho ndër të tjera.

Ai po ashtu u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve lidhur me arsyet e grumbullimit apo të mos-grumbullimit të disa prej lojtarëve të tjerë. Konkretisht për Ernest Muçin, Sylvinho tha se e konsideron tepër të rëndësishëm por vendimin për të mos e ftuar e komentoi duke thënë se preferonte një lojtar që godet me të majtën në pozicionin ku luan Muçi.

Rikthimi i Myrto Uzunit në Kombëtare vjen pas përjashtimit që iu bë beratasit në listën e Kombëtares për “Euro 2024”, gjë e cila shkaktoi pakënaqësi edhe tek familjarët e tij. I ati i Uzunit, nuk i kurseu kritikat për Sylvinhon duke publikuar statistikat e djalit të tij për golat e shënuara në La Liga.

Mosgrumbullimi në Kombëtare për ndeshjen e Ligës së Kombeve solli edhe kërcënimin e kreut të FSHF, Armand Dukës nga ana e Nazmi Selmanit, presidentit të "KF Iliria" i cili i kërkonte të grumbullonte djalin e tij Gentian Selmani që luan si portier në klubin "KF Tirana". Versus.al

 

Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: