MAGAZINË /

Lojërat Olimpike/ Ditë e shënuar për sportisitin, në orën 2:00 u bë baba, në 8:00 në vijën e nisjes së ecjes

Data 1 gusht duket se do të jetë një datë e shënuar për sportistin francez, si nga jeta personale ashtu edhe ajo profesionale

Shkruar nga M.H
Lojërat Olimpike/ Ditë e shënuar për sportisitin, në
Foto ilustruese nga Lojërat Olimpike

Sportisti francez, pjesëmarrës për herë të parë në Lojërat Olimpike, Aurelien Quinyon u bë edhe baba për të parën herë, pak orë para nisjes së sfidës.

Data 1 gusht duket se do të jetë një datë e shënuar për sportistin, si nga jeta personale ashtu edhe ajo profesionale.                                                           

31-vjeçari, Quinyon mori leje speciale për t'u larguar nga fshati për të qenë pranë gruas së tij, e cila solli në jetë vajzën e tyre të parë në orën 2 të mëngjesit, Charlie-n.

Aurelien u nis për në pikën ku do të niste gara, menjëherë pasi u sigurua se gruaja dhe vajza e tij gëzonin shëndet të plotë.

Ai duhet të mbërrinte në orën 8:00 në fshatin olimpik, ku edhe e priste sfida e ecjes prej 20 km./ Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: