MAGAZINË /

Loredana e lidhur me Don Xhon? Reagon Joz Marku: Ka marrë një rrugë jo të mirë, prisja një…

Gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother VIP”, historia e tij e dashurisë me Loredanën ishte në fokus të mediave.

Shkruar nga Versus
Loredana e lidhur me Don Xhon? Reagon Joz Marku: Ka marrë një
Loredana Brati/ Joz Marku

Sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, i ftuar ishte Jozefin Marku, ish-banori i edicionit të katërt të “Big Brother VIP”. Ai rrëfeu ekskluzivisht më shumë rreth karrierës së tij muzikore, projekteve të ardhshme dhe jetës personale.

Gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother VIP”, historia e tij e dashurisë me Loredanën ishte në fokus të mediave. Edhe pas përfundimit të reality show-t, marrëdhënia mes tyre vazhdon të tërheqë shumë vëmendje. Jozefin ndau me publikun detaje rreth asaj se si vazhdon historia e tyre.

Pjesë nga intervista: 

Ronaldo: Ke diçka për t’i thënë sot?

Jozi: Asgjë, thjesht ka marrë një rrugë jo të mirë mendoj unë. Po shoqërohet me njerëz…

Ronaldo: Në ç’kuptim rrugë jo të mirë?

Jozi: Jo të mirë pra. Për ato kemi arritur këtu ku kemi arritur. Shoqërohet me njerëz të padëshirueshëm. Bën gjeste, aspak të mira dhe të hijshme. 

Ronaldo: Çfarë gjestesh? E ke fjalën për këto komentet me Don Xhonin?

Jozi: Të gjitha në përgjithësi…

Ronaldo: I ke parë?

Jozi: Të them të drejtën nuk i marr seriozisht këto gjëra. 

Ronaldo: Dy herë i ka kometuar Don Xhoni, një herë një zemër të kuqe dhe dje i kishte shkruar në një video në TikTok ‘zemër je’ e shoqëruar me një zemër të kuqe. Loredana i bën ‘like’. 

Jozi: Mirë nuk është për t’u përzierë aty tek punët e Jozit, por…

Ronaldo: Nëse kjo histori është e mbyllur?

Jozi: Le të bëjnë çfarë të duan fundja. Secili ka jetën e vet thjesht janë disa gjëra që më duken shumë të vogla. Ata mendojnë sikur çfarë po bëjnë, por ne i lëmë të bëjnë çfarë të duan. 

Poll